Presidentja Osmani në 25-vjetorin e Masakrës së Rezallës: Sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e domosdoshme

5 Prill, 2024 - 12:38 pm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sot 25 vjetorin e Masakrës së Rezallës.

Osmani është shprehur se forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.

Eshtrat e 44 të vrarëve janë gjetur disa vite më pas në Rudnicë të Rashkës.

“Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe e domosdoshme.

Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!

Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, shkruan presidentja Osmani. / KultPlus.com

Të ngjajshme