18 Tetor, 2024 - 5:18 pm
Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në SHBA ku do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave, ku do të jetë edhe folëse kryesore.
“Jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës.
Falenderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik!”, ka shkruar ajo. / KultPlus.com