Presidentja Osmani: Faik Rexhepi mbetet një emër i skalitur në historinë tonë

24 Shkurt, 2025 - 5:22 pm

Presidentja Vjosa Osmani ka dërguar një telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Faik Rexhepit, simbolit të pathyeshëm të rezistencës paqësore kundër regjimit serb.

“Faik Rexhepi mbetet një emër i skalitur në historinë tonë, një burrë që përballë dhunës dhe padrejtësisë zgjodhi të qëndrojë i palëkundur, këmbëkryq në mes të rrugës, si një akt i fuqishëm i mosdorëzimit.

Skulptura e tij në sheshin “Zahir Pajaziti” është një dëshmi e përjetshme e guximit të tij dhe e idealit për liri”, thuhet në telegram.

Presidentja Osmani po ashtu ka thënë se kujtimi për të dhe mesazhi nga skulptura do të jetojnë përgjithmonë.

“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve!

Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

I përhershëm qoftë kujtimi për Faik Rexhepin!”, ka thënë Presidentja.

Të ngjajshme