Presidentja Osmani njofton ambasadorin amerikan se ka nisur fazën e konsultimeve për zgjedhjet

30 Korrik, 2024 - 4:53 pm

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Bëhet e ditur se Osmani me Hovenierin folën për koordinimin e takimeve dhe aktiviteteve gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ajo do ta përfaqësojë vendin në cilësinë e kreut të shtetit.

“Tutje, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit nacional”.

“Presidentja e ka njoftuar ambasadorin amerikan lidhur me nisjen e fazës së konsultimeve me krerët e partive politike sa i përket zgjedhjeve të rregullta, ndërkaq në këtë takim, Presidentja Osmani u njoftua edhe me Zv. Ambasadoren e re të SHBA-së, znj. Anu Prattipati”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të mbahet  nga 10 deri më 24 shtator.

Të ngjajshme