13 Korrik, 2023 - 2:57 pm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas rrahjes që ndodhi sot në seancën plenare mes deputetëve të PDK-së dhe kabinetit qeveritar.
Osmani ka thënë se dhuna në Kuvend është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve të Kosovës, të ndërtuara me shumë mund e sakrificë.
“Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.
Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik.
Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”. Shkruan presidentja. / KultPlus.com