Presidentja Osmani pret në takim ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck

18 Maj, 2022 - 9:45 pm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë,  Karin Hernmarck për të diskutuar zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon dhe bashkëpunim në avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë.

Ambasadorja Hernmarck e ka njoftuar Presidenten Osmani për vendimin e qeverisë suedeze për të aplikuar për anëtarësim në NATO, duke përmendur si shkas kërcënimin e sigurisë në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë.

Presidentja e përgëzoi ambasadoren Hernmack për vendimin e marrë nga qeveria suedeze, duke theksuar se ky hap do të kontribuojë në garantimin e paqes dhe stabilitetit në kontinent dhe botë.

Më tej, Presidentja Osmani gjithashtu kërkoi mbështetjen e Suedisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke potencuar se Kosova është e përkushtuar që t’i bashkohet strukturave euro-atlantike./ KultPlus.com

Të ngjajshme