11 Tetor, 2022 - 4:30 pm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Shtetit të Katarit për Kosovë, Ali Bin Hamad Al-Mari, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Katarit në fusha të ndryshme.
Me qëllim të forcimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të dy shteteve në fusha të ndryshme, emiri i Katarit ka pranuar ftesën e presidentes Osmani për vizitë në Republikën e Kosovës.
Sipas presidentes Osmani, një vizitë e tillë, padyshim do të jetë e një rëndësie të madhe dhe do t’i forcoj marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve si dhe do të hapë mundësi të reja të bashkëpunimit./ KultPlus.com