16 Korrik, 2021 - 11:13 am
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka falënderuar presidentin amerikan Joe Bide dhe kancelaren Angela Merkel për mesazhin e tyre të përbashkët përkrahës që Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Evropian.
Osmani ka shkruar që me përkrahjen e ShBA-së dhe Gjermanisë mund të kundërshtohen fuqishëm ata që provojnë ta destabilizojnë rajonin.
“Faleminderit presidentit të ShBA-së, Joe Biden dhe kancelares Merkel për dërgimin e mesazhit të qartë të mbështetjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në deklaratën e tyre të përbashkët. Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishmë ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë.”, ka shkruar ajo.
Thank you to @POTUS & Chancellor #Merkel for sending a clear message of support for EU integration of the WB, in their joint declaration.
With your support, we will strongly counter those who try to destabilise our region.
We are stronger when we stand together. 🇽🇰 🇺🇸 🇩🇪 🇪🇺— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 16, 2021
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania do të qëndrojnë së bashku kundër agresionit rus, tha presidenti amerikan, Joe Biden, përderisa e priti në takimin lamtumirës në Uashington kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se e ka ngritur shqetësimin e tij para zonjës Merkel rreth gazsjellësit që e lidh Gjermaninë me Rusinë, por se ata u pajtuan që Moska nuk mund të lejohet që ta përdorë energjinë si armë. / KultPlus.com