24 Maj, 2024 - 11:00 am
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se ka shënuar “Ditën e Presidentit”, duke publikuar fotografi bashkë me familjen para shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Osmani ka shkruar se kjo ditë kujton vizionin shtetformues të presidentitRugova dhe miqësitë e përhershme që ai i ndërtoi.
“Sot është 24 Maji – Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë, që na kujton vizionin shtetformues të Presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme qe ai i ndërtoi. Le të jetë ky vizion i yni i vazhdueshëm, pavarësisht sfidave që na dalin përgjatë kësaj rruge”, thuhet në postimin e Osmanit në Facebook.