Presidentja Osmani: Ta mbrosh tokën dhe mjedisin, do të thotë ta mbrosh jetën

29 Prill, 2023 - 6:00 pm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  iu është drejtuar qytetarëve dhe fëmijëve aktivist për mbrojtjen e mjedisit, ku ka cekur rëndësinë e mbrojtjes së planetit në ditën e lansimit të Ditëve të Tokës në Kosovë.

Osmani ka thënë se ta mbrosh tokën dhe mjedisin do të thotë të mbrosh jetën dhe mirëqenien në tokë.

Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se presidentja ka potencuar se përderisa shihet angazhim i shtuar për të punuar në këtë drejtim dhe ka ekspertizë vendore e ndërkombëtare për t’i adresuar këto sfida, nevoja për bashkëpunim të rregullt në të gjitha nivelet dhe mbështetje të vazhdueshme është e domosdoshme, duke potencuar se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë angazhim i yni i çdoditshëm.

“Zyra e Presidentes është partnere e Ditëve të Tokës në Kosovë, program, i cili do të ketë aktivitete në vazhdimësi mbi inkurajimin e aktivizmit qytetar dhe ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit”, thuhet në njoftim e Zyrës së Presidencës./21Media/KultPlus.com

Të ngjajshme