7 Maj, 2024 - 6:49 pm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield.
Presidentja Osmani përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, njëkohësisht anëtare e kabinetit të Presidenti Biden, është një personalitet i jashtëzakonshëm me vlerësim dhe përkushtim të lartë për avancimin e vazhdueshëm të raporteve Kosovë-SHBA.”, ka shkruar presidentja Osmani.