11 Gusht, 2023 - 10:56 am
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë mbajti një takim me artistët e rinj në kuadër të aktiviteteve të muajit të rinisë shkruan KultPlus.
Artistë nga të gjitha fushat e artit u panë mbrëmë tek Qendra Kulturore e Prishtinës – Biblioteka “Hivzi Sulejmani”.
Presidentja Osmani gjatë këtij takimi është shprehur se secili rrëfim i tyre është inkurajues dhe i dhuron gjithë vendit krenari.
“Aktivitetet e muajit të rinisë mbrëmë i vazhduam me artistët e rinj.
Secili rrëfim i tyre është inkurajues dhe i dhuron gjithë vendit krenari. Prandaj, e kemi detyrim t’i përkrahim maksimalisht sepse suksesi i tyre është imazhi më i bukur i Kosovës”, shkruan presidentja. / KultPlus.com