Presidentja Osmani takohet me kryeminstrin e Libanit, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

18 Shtator, 2023 - 8:52 pm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Neë York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.

Në takim, Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për  formalizimin e marrëdhënieve diplomatike.

Presidentja Osmani e ka njoftuar kryeministrin Mikati edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit  në fushat e interesit të përbashkët.

Në takim me kryeministrin Mikati, Presidentja Osmani foli edhe për organizimin e edicionit të dytë të Forumit global të Grave, Paqes dhe Sigurisë që mbahet më 23 tetor të këtij viti dhe i bëri ftesë për pjesëmarrje atij dhe zyrtarëve të tjerë libanezë./KultPlus.com

Të ngjajshme