Presidentja Osmani takohet me presidentin e Estonisë: Diskutuam për partneritetin tonë dypalësh dhe për sfidat e përbashkëta

16 Shkurt, 2025 - 9:49 am

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron këto ditë në Mynih ku edhe po mbahet Konferenca e Sigurisë, përcjell KultPlus.

Gjatë kësaj konference, Osmani është takuar me presidentin e Estonisë, me të cilin kanë diskutuar për planet dhe sfidat e përbashkëta.

Në vijim, KultPlus ua sjell postimin e presidentes Osmani:

Me Presidentin e Estonisë, Alar Karis në Konferencën e Sigurisë në Mynih, diskutuam për partneritetin tonë dypalësh dhe për sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës./KultPlus.com

Të ngjajshme