Presidentja Osmani takon delegacionin e senatorëve amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

16 Shkurt, 2025 - 12:03 pm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih.

Presidentja Osmani ka shkruar: 

Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan. 


Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja./KultPlus.com

Të ngjajshme