Presidentja Osmani takon kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal: Falënderuese për mbështetjen e fuqishme

8 Nëntor, 2024 - 9:32 am

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka takuar kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal, përcjell KultPlus.

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, z.Kristen Michal.

Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE.

Falënderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë! / KultPlus.com

Të ngjajshme