8 Mars, 2024 - 10:57 am
Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ditë kjo e cila feston arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave. Dita shënon gjithashtu një thirrje për veprim për përshpejtimin e barazisë gjinore.
Këtë ditë të rëndësishme e ka uruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila është shprehur se në këtë ditë shënojmë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.
“Sot kujtojmë dhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.
Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë.
Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju!”, shkruan presidentja Osmani. / KultPlus.com