Presidentja Osmani uron Suedinë për NATO-n: Moment historik për sigurinë

26 Shkurt, 2024 - 6:05 pm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shtetin e Suedisë, pasi mori dritën e gjelbër për antarësim në NATO.

Shteti i Hungarisë ka miratuar kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO. Hungaria ishte shteti i fundit nga aleanca që miratoi këtë kandidaturë, nga ku edhe u hoq pengesa e fundit që kishte Suedia drejt anëtarësimit në NATO.

“Urime, kryeministër Kristersson!

Është një moment historik për sigurinë, parandalimin dhe mbrojtjen evropiane!

Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët në përpjekjet tona për t’iu bashkuar Aleancës transatlantike, duke kontribuuar për një Evropë më të sigurt”, ka shkruar Osmani në platformën “X”./KultPlus.com

Të ngjajshme