1 Tetor, 2023 - 5:30 pm
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media së bashku me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha prezantuan pamje të nxjerra nga dronët e sekuestruar, që tregojnë terroristët serbë duke u përgatitur disa ditë para sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim: aneksimin e veriut të Kosovës”, tha Sveçla.
Ai tha se provat e paraqitura me video dëshmojnë “përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimeve”, raporton Gazeta Express.
“Në këtë tentim aneksimi janë angazhuar drejtpërsëdrejti presidenti Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes i Serisë, Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq”, tha Sveçla.
Ai tha se “ushtria serbisë ia kishte dhënë Serbisë të gjithë armatimin e konfiskuar”.
Pamjet, siç tha ai, dëshmojnë se në derjtim të Policisë pati të shtëna me armë të kalibrave të rëndë edhe pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku.
“Përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi afër Jagodinës si dhe në Kopaonik. Të gjitha këto pamje janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që i kemi konfiskuar”, tha Sveçla.
Ai tha se provat janë të pakontestueshme dhe se tani “është i domosdoshëm dënimi dhe saknsionimi i këtj sulmi terrorist nga faktori ndërkombëtar”.
Drejtori i Policisë tha se videot dëshmojnë se aktivitetet e grupit terrorist u zhvilluan edhe në hapësirat e pronës së Milan Radoiçiqit në Serbi.
“Shihen veprimet dhe aktivitettet e grupit terrorist në hapësirat e pronës së Milan Radoiçiqit”, tha Gazmend Hoxha./ KultPlus.com