19 Qershor, 2020 - 10:30 pm
Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli prezantoi projektin e shkollës së re “Halit Coka” që do të nisë të ndërtohet së shpejti.
Suli shprehet se kjo shkollë supermoderne për nxënësit e Bathores tanimë nuk është ëndërr, por është projektuar me të gjitha parametrat dhe standardet bashkëkohore.
“Një shkollë supermoderne për nxënësit e Bathores? Tashmë, jo vetëm një ëndërr! Nis puna për ndërtimin e shkollës së re “Halit Coka”, e projektuar me të gjitha parametrat e standartet bashkëkohore”, u shpreh Suli.
Shkolla 9-vjeçare “Halit Coka” në Kamëz rezultoi më herët me dëmtime të rënda nga tërmeti dhe pas përfundimit të ekspertizës, IKMT shembi godinën katërkatëshe më 28 prill të këtij viti. /KultPlus.com