13 Janar, 2024 - 2:03 pm
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar projektin për transformimin e sheshit Xhorxh Bush, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në facebook, Kryetari Rama ka thënë se Bulevardi i Kryeqytetit, do të shndërrohet një hapërsirë urbane bashkëkohore e cila i reflekton nevojat e qytetarëve dhe promovon një stil të jetës së shëndetshme përmes pjesëve të gjelbëruara.
“”Xhorxh Bush” do të lidhet me shumë pjesë të kryeqytetit dhe në qendër do të ketë tri platforma. Njëkohësisht, projekti synon të rivlerësojë trashëgiminë arkitektonike të Prishtinës duke bërë protagonistë të projektit Hotelin Grand, ndërtesën e RTK, Bibliotekën Universitare “Pjetër Bogdani” dhe Katedralen “Nënë Tereza”, ndërtesa të cilat shihen si përbërësit kryesorë të skenografisë urbane në këtë ndërhyrje. Sheshi do të jetë përplot jetë dhe ideja është që këto sheshe të jenë të qasshme për të gjitha moshat” ka shkruar Kryetari Rama.
Kryetari Rama po ashtu ka bërë të ditur se Projekti i Bulevardit do të ketë hapësirë të mjaftueshme edhe për artistët.
“Gjithashtu do të ketë hapësirë për artistët që të krijojnë një Prishtinë të transformueshme. Te pjesa e Katedrales, për momentin është e rrethuar me një muri të vogël dhe ne kemi propozuar që të hapet dhe të jetë e qasshme për të gjithë qytetarët, në mënyrë që të mos t’i shohim këto monumente të rrethuara dhe të mos jenë të cenueshme për qytetarët”, ka deklaruar Kryetari Rama.
KultPlus më poshtë ju sjell postimin e plotë të kryetarit Rama në Facebook: