25 Qershor, 2021 - 10:58 pm
Princesha Britanike e Uellsit, Lady Diana, do të nderohet me një statujë e cila do të inagurohet javën e ardhshme me rastin e ditëlindjes së 60-të të princeshës së ndjerë.”Princesha e Popullit”, siç njihej me dashuri, ishte gruaja e parë e Princit Charles, trashëgimtari i fronit Britanik.
Diana humbi jetën në moshën 36-vjeçare në Paris më 31 Gusht 1997, pasi limuzina që udhëtonin Princesha me të dashurin e saj, Dodi Fayed, u përplas në një tunel ndërsa përpiqeshin t’i shpëtonin paparacëve, të cilët po i ndiqnin me motor, transmeton KultPlus.
Diana ishte vetëm 19-vjeçe kur u fejua me Princin Charles në 1981, por martesa dështoi para divorcit të tyre përfundimtar në 1996. Çifti kishte dy fëmijë, Princi William dhe Princi Harry, ku së fundmi janë vënë shpesh në qendër të vëmendjes. Harry, Duka i Sussex, dhe William, Duka i Kembrixhit, thuhet se do të formojnë një front të bashkuar për të festuar trashëgiminë e nënës së tyre.
Diana ishte e njohur për punën e saj të bamirësisë , veçanërisht në luftën për njerëzit e prekur me AIDS ose viktima të minave. / KultPlus.com