Princi Albert: Disa drama familjare nuk bëhen publike

2 Prill, 2021 - 12:35 pm

Edhe princit të Monakos, Albert, nuk i pëlqeu aspak intervista në të cilën princi Harry dhe Meghan Markle sulmuan familjen mbretërore britanike, shkruan faqja vanityfair.it.

Princi Albert, duke folur për BBC World News, pranoi se në Sussexes ishin “bezdisur pak”.

”Nga racizmi i Windsors te fakti që Meghan nuk do të kishte marrë ndihmë për problemet e saj të shëndetit mendor janë çështje që duhet të adresohen në mënyrë private, në intimitetin e familjes dhe jo në publik”, tha ai.

”Unë e kuptoj presionin ndaj të cilit ata ndiheshin të nënshtruar, por televizioni nuk më duket vendi më i përshtatshëm për ankesat e tyre”, shtoi princi Albert.

”I uroj nipit të Elizabeth II më të mirën. Atje ka një botë të vështirë. Shpresoj të ketë mençuri për të bërë zgjedhjet e duhura”, theksoi ai./ KultPlus.com

Të ngjajshme