Princi Harry dhe Meghan Markle tërhiqen zyrtarisht nga detyrat mbretërore

19 Shkurt, 2021 - 5:58 pm

Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle, Dukesha e Sussex, nuk do t’u kthehen detyrave të tyre si anëtarë të familjes mbretërore britanike, konfirmoi sot Pallati Buckingham, pas bisedimeve midis çiftit dhe Mbretëreshës Elizabeth II.

Duka dhe Dukesha e Sussex u larguan nga detyrat mbretërore vitin e kaluar, por një rishikim i vendimit të tyre ishte planifikuar pas 12 muajsh.

Mbretëresha konfirmoi se pasi Duka dhe Dukesha u tërhoqën nga familja mbretërore, nuk ishte e mundur për ta që të vazhdonin të merreshin me përgjegjësitë dhe detyrat që vijnë me një jetë në shërbim publik.

Prandaj, patronazhet e tyre mbretërore, si edhe titujt ushtarakë do t’i kthehen mbretëreshës dhe do të rishpërndaheshin midis mbretërve të tjerë.

“Ndërsa të gjithë janë të trishtuar nga vendimi i tyre, Duka dhe Dukesha mbeten anëtarë shumë të dashur të familjes”, shkroi Pallati në deklaratë.

Harry dhe Meghan, aktualisht, jetojnë në Kaliforni me djalin e tyre, Archie dhe janë në pritje të një fëmije të dytë./ata/ KultPlus.com

Të ngjajshme