14 Tetor, 2021 - 2:12 pm
Duka i Kembrixhit ka kritikuar garën në hapësirë dhe turizmin hapësinor duke thënë se mendjet më të ndritura në botë duhet të përqendrohen në përpjekjen për të shëruar Tokën.
Komentet e William u bënë të ditura një ditë pasi William Shatner i ”Star Trek” bëri histori duke u bërë personi më i moshuar që udhëtoi në hapësirë.
Aktori 90-vjeçar, i njohur më së miri për rolin e tij si kapiteni James T Kirk, u nis të mërkurën nga shkretëtira e Teksasit në bordin e një rakete të ndërtuar nga kompania e udhëtimit në hapësirë, themeluesi i ”Amazon” Jeff Bezos, ”Blue Origin”, transmeton KultPlus.
Duka, i cili u intervistua për ndryshimet klimatike para edicionit të tij të parë të çmimit ”Earthshot”, theksoi se “ne kemi nevojë për disa nga mendjet më të ndritura në botë të vendosur për të provuar dhe rregulluar këtë planet, jo për të kërkuar vende të tjera për të jetuar”.
Duka shprehu shqetësimet e tij në lidhje me rritjen e ankthit ndaj klimës te të rinjtë dhe tha se do të ishte një “katastrofë absolute” nëse djali i tij i madh, princi George, do të duhej të fliste për të njëjtin problem pas 30 vitesh, kur do të ishte tepër vonë.
“Ne po shohim një rritje të ankthit ndaj klimës. Të rinjtë tani po rriten atje ku e ardhmja e tyre është kërcënuar në mënyrë thelbësore gjatë gjithë kohës. Është shumë shqetësuese”, theksoi ai. / KultPlus.com