13 Tetor, 2020 - 11:30 am
Asnjëherë nuk e kam menduar se do të vijë dita e do të postoj një fotografi të tillë. T’jem e sinqertë edhe tani para se ta postoja u mendova disa herë. Por ja që e bëra, pa editime, pa filtera, jam thjeshtë UNË. Nuk jam duke kërkuar simpatinë tuaj e as këshillat e juaja. Vetëm dua të tregoj të vërtetën time.
Ky është prindërimi.
Kjo është mëmësia.
Nuk përmban në vete vetëm fotografi të bukura e të qeshura me bebin. Është punë mjaftë e vështirë. Është një beteje e vazhdueshme mes të ndjerit një i dështuar komplet ose një bos i vërtet.
Sot vajza ime ka qajtuar aq shumë, pothuajse pa pushim dhe nuk pajtohej me asgjë. E rraskapitur nga lodhja e lashë vajzën në kraharorin e dashur të babait të saj dhe dola jashtë, hyra në veturë dhe fillova të qaj. Ndjehesha e lodhur, e dobët, e pafuqishme. Por unë duhet t’i kujtoj vetës se nuk jam e lodhur, nuk jam e dobët dhe aq më pak e pafuqishme.
Unë jam e fortë!
Jam shumë e fortë mirëpo ky ishte vetëm një moment , njëri ndër momentet e shumta përgjatë ditës.
Po pyesni sigurisht se pse e bëra atëherë këtë fotografi..?
E bëra fotografinë për t’i kujtuar vetës se është në rregull të kalojmë momente të tilla, dhe se momente të tilla nuk më bëjnë nënë të keqe, thjeshtë më bëjnë REALE.
Huazuar nga IG :F. Jackson
Përktheu: Prindërimi / KultPlus.com