Prishtina Gastronomy Festival po vjen me data të reja dhe lokacion të ri

15 Korrik, 2019 - 10:50 am

Prishtina Gastronomy Festival po vjen me data e reja dhe lokacionin e ri, festivali do të mbahet këtë fundjavë me 20 dhe 21 Korrik, në sheshin Adem Jashari (afër ndërtesës të komunës së vjetër).

Festivali do të vazhdojë të ketë programin e njëjtë me të ftuarit e bërë publik deri më tani. Përgjatë dy ditëve do të prezantohen koncepte të ndryshme gatimi nga kuzhinier të njohur, do të mbahen simpoziume, punëtori, promovime të librave, prezantime të produkteve të ndryshme nga shitës vendor.  Ky festival është mundësi e mirë për kompanitë që të promovojnë produktet dhe shërbimet të tyre në veçanti për bizneset e reja.

Kjo gjë në të ardhmen do të jetë traditë e festivalit, i cili pritet të kthehet në një takim vjetor të kuzhinierëve dhe adhuruesve të ushqimit, me qëllim kryesor zhvillimin e kulinarisë shqiptare.

Prishtina Gastronomy Festival ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. Ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar. Ky do të jetë edicioni i parë i këtij festivali e që do të quhet “Bukë e kripë e zemërbardhë”. / KultPlus.com

Të ngjajshme