Prishtina mirëpret Kongresin e parë Botëror Shqiptar

24 Tetor, 2019 - 11:00 am

Prishtina mirëpret për herë të parë në maj të vitit 2020 Kongresin I Botëror Shqiptar, i cili do të realizohet nga organizata ndërkombëtare atdhetare shqiptare me emrin World Albanian Congress.

Në këtë kongres do të marrin pjesë delegatë të shumtë shqiptarë nga e mbarë bota dhe trevat shqiptare dhe cilësohet paraprakisht si përbashkimi më i madh historik i shqiptarëve, transmeton KultPlus.

Delegatët pjesëmarrës do të mbeten në historinë e kombit shqiptar për rolin e tyre madhor në këtë kongres. Sytë e gjithë botës do të jenë aty.

Rëndësia e kongresit mbetet historike, pasi në të do të merren vendime historike dhe strategjike për interes të së ardhmes së Shqiptarisë, kombit të lashtë europian.

Kongresi do të ketë një atmosferë madhështore përbashkimi vëllazëror, pozitiviteti, humanizmi, krijimtarie ndër shqiptarësh si një festë mbarëkombëtare, ku nuk do të mungojnë aktivitetet e shumta, si: panair tregtar me veshje, libra, produkte të ndryshme, koncert me muzikë shqiptare, valle popullore, mbrëmje me muzikë bashkëkohore, ndeshje futbolli bamirësie, por edhe do të merren vendime historike për kombin shqiptar. /KultPlus.com

Të ngjajshme