16 Gusht, 2023 - 7:00 pm
Prishtina Music Conference (PMC) është një ngjarje dyditore që do të mbahet më 3 dhe 4 nëntor 2023 në Kino Armata në Prishtinë. PMC është një platformë edukative që ofron mundësi rrjetëzimi, promovimi dhe frymëzimi për artistët përmes shfaqjeve, diskutimeve në panel, prezantimeve, ekspozitave, seminareve dhe masterklasave. Konferenca e këtij viti do të ketë deri në 15 folës dhe do të përfshijë një sërë aktivitetesh, duke filluar nga paneldiskutimet, prezantimet, sesionet edukative, punëtoritë, një ekspozitë dhe koncerte.
Konferenca do të përmbyllet me after party-n zyrtar Rave Festival në natën finale. PMC është veçanërisht e rëndësishme për Kosovën, e cila ka popullsinë më të re dhe të neglizhuar në Evropë, dhe është projektuar për të mbështetur dhe ushqyer rritjen e industrisë artistike globale.
Tema e edicionit të tretë Prishtina Music Conference (PMC) në vitin 2023 do të jetë “Përgjegjësia”. Kjo temë do të eksplorohet përmes një sërë programesh dhe aktivitetesh të konferencës duke përfshirë diskutime në panel, prezantime, ekspozita dhe shfaqje.
Disa nga pyetjet që mund të trajtohen si pjesë e temës së konferencës përfshijnë: “Si e përkufizojmë përgjegjësinë? Çfarë e shtyn atë? Çfarë e mbështet atë? Çfarë ndodh pa të?” Konferenca do të shqyrtojë gjithashtu se si përgjegjësia lidhet me aspekte të ndryshme të industrisë muzikore, si vendimmarrja etike, qëndrueshmëria dhe ndikimi social.
Prishtina Music Conference (PMC) do të mbahet në Kino Armata, një hapësirë publike në qendër të qytetit që zhvillon programe gjatë tërë vitit që promovojnë ngjarje kulturore alternative dhe dialogun social. Kino Armata ka një histori të gjatë si qendër edukative dhe ekspresive për artistët në Prishtinë dhe ka një kapacitet për të akomoduar 300 pjesëmarrës.
Vendi përfshinë një skenë për shfaqje, ulëse për të pranishmit dhe pajisje audio-vizuale për prezantime dhe diskutime në panel. Gjithashtu ndodhet në një lokacion qendror dhe lehtësisht të aksesueshëm në qytet.
Shume informata të tjera do shfaqen në ditët në vijim./KultPlus.com