Prishtina planifikon ta kthejë rrugën “Rexhep Luci” në një hapësirë për shëtitje dhe argëtim

7 Shtator, 2022 - 6:39 pm

Komuna e Prishtinës po planifikon ta shndërrojë rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, në një rrugë për shëtitje dhe argëtim, shkruan KultPlus.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ka bërë të ditur se po planifikojnë të diskutojnë për këto çështje me banorët e lagjes.

Madje ai bëri një krahasim të mundshëm, duke përfshirë një lagje nga Vjena e Austrisë.

“Rruga ‘Rexhep Luci’ lehtësisht mund të kthehet në hapësirë publike për ecje dhe argëtim! Jemi duke e analizuar dhe do ta diskutojmë me banorët e lagjes”, ka shkruar Zogaj.

Një nga rrugët më të frekuentuara në Prishtinë është pikërisht kjo lagje, pasi ka lidhje edhe me rrugën “Luan Haradinaj” në njërën anë dhe me sheshin “Nëna Terezë”. /KultPlus.com

Të ngjajshme