10 Korrik, 2022 - 3:30 pm
Çmimi i biletave të linjës ajrore do të rritet “pa dyshim” me rritjen e kostove të karburantit, ka paralajmëruar një shef i industrisë ajrore, transmeton KultPlus.
Çmimet e naftës janë rritur ndërsa ekonomitë rimëkëmben nga pandemia Covid dhe për shkak të luftës në Ukrainë.
Këto kosto do t’u kalohen konsumatorëve, tha Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).
Ish-shefi i British Airways tha gjithashtu se Aeroporti Heathrow “duhej të ishte përgatitur më mirë” për të shmangur ndërprerjet e fundit.
Pushuesit duhet të përgatiten që kostoja e fluturimeve të rritet, tha Walsh për programin e mëngjesit të së dielës në BBC.
“Fluturimi do të jetë më i shtrenjtë për konsumatorët, pa dyshim”, tha ai, duke shtuar se “çmimi i lartë i naftës” do të “reflektohet në çmimet më të larta të biletave”. /KultPlus.com