17 Maj, 2021 - 7:29 pm
Pas bashkëpunimit me Procter & Gamble, çifti i njohur, Meghan dhe Harry po përballen me akuza për racizëm. Mesa duket, publiku nuk e miraton parteritetin global që Fondacioni Archewell nënshkroi me kompaninë para pak ditësh.
Ky bashkëpunim ka të bëjë me shitjen e kremrave që shërbejnë për zbardhjen e lëkurës, gjë që u bë shkak që të vërshonin komentet negative, pasi shitja e tyre shihet si promovim i racizmit. Këto produkte kanë efektin e zvogëlimit të përqendrimit ose prodhimit të melaninës, pigmentit natyror që i jep ngjyrën lëkurës.
Ky veprim bie në kundërshtim me deklaratën e Meghanit në, e cila akuzoi Familjen Mbretërore për racizëm.
Së fundmi, Harry ka bërë të tjera deklarata të forta për familjen e tij. Në një intervistë për Dax Shepard, ish-duka i Sussex ka zbuluar të tjera detaje nga jeta e tij dhe pse vendosi të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror.
Harry e krahasoi jetën e tij në pallatin mbretëror me filmin “The Truman Show”, ku e gjithë jeta e tij është një spektakël televiziv.
Harry tregoi se vendosi të zhvendosej në Kaliforni me familjen e tij për t’i dhënë fund ciklit të dhimbjes që ai ka vuajtur vetë si pjesëtarë i familjes mbretërore dhe se duhej ta ndryshonte këtë gjë për fëmijët e tij.
Pas këtyre deklaratave, një burim i afërt i familjes mbretërore, ka thënë se populli dhe vetë familja janë skandalizuar për herë të dytë rreth atyre që kanë dëgjuar dhe për faktin se si Harry vazhdon ende të hedhë baltë për to.
Kështu që ata duan ti marrin titujt e tyre dhe të mos përdoren më kurrë! Duhet të quhen vetëm Harry dhe Meghan! Presim të shohim nëse Pallati Mbretëror do të marrë këtë vendim përfundimtar apo jo?!/ KultPlus.com