16 Maj, 2022 - 5:00 pm
Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe psikoterapisti, Fitim Uka, ka bërë një reagim pasi që Asociacioni i Psikologëve Amerikan ka publikuar në faqen zyrtare një artikull të plotë për ‘Terapinë e Koheazionit të Brendshëm’, lajm ky që konsiderohet të jetë i jashtëzakonshëm për psikoterapinë në Kosovë, shkruan KultPlus.
“Linkun e artikullit po e bashkangjes në komentin e parë, e ju mos hezitoni ta shpërndani dhe ta pëlqeni. Kështu, na ndihmoni që ta ndërkombëtarizojmë e popullarizojmë një qasje të re psikoterapie, që rrënjët i ka në Kosovë”, ka shkruar Uka.
Më poshtë sjellim reagimin e tij të plotë:
Krenar dhe shumë i lumtur!
Asociacioni i Psikologëve Amerikan, divizioni i 29-të “Society for the Advancement of Psychotherapy”, ka publikuar në faqen e saj zyrtare një artikull të plotë për Terapinë e Kohezionit të Brendshëm. Po, po! Asociacioni Psikologëve Amerikan.
Unë nuk jam fare modest, por vërtetë ky është lajm i jashtëzakonshëm jo vetëm për mua dhe Terapinë e Kohezionit të Brendshëm, por edhe për psikologjinë dhe psikoterapinë në Kosovë.
Linkun e artikullit po e bashkangjes në komentin e parë, e ju mos hezitoni ta shpërndani dhe ta pëlqeni. Kështu, na ndihmoni që ta ndërkombëtarizojmë e popullarizojmë një qasje të re psikoterapie, që rrënjët i ka në Kosovë.
Ju dua!