16 Janar, 2020 - 2:00 pm
Profesori i Psikologjisë Edmond Dragoti shpjegon se përse shqiptarët janë kaq agresivë në rrjete sociale, shajnë e fyejnë të tjerët dhe komentojnë në dritë negative pothuajse çdo gjë.
Profesori e shpjegoi këtë me disa fenomene sociale tipike shqiptare dhe ja se cilat janë arsyet se përse inati, mllefi, urrejtja dominojnë emocionet në rrjetet tona sociale, shqiptare.
Pse jemi kaq të inatosur dhe të ngarkuar me gjendje negative emocionale?
1. Sepse kemi shumë nevoja bazë të paplotësuara dhe për një kohë të gjatë;
2. Kemi inferioritet kulturor, jemi të pakënaqur me statusin e grupit tonë shoqëror dhe e mohojmë atë për t’iu referuar grupeve me status më të lartë;
3. Jemi në stadin adoleshent të zhvillimit shoqëror, që krijojmë identitetin tonë social duke iu kundërvënë të tjerëve, siç bën adoleshenti kur iu kundërvihet prindërve pa argumenta!
Prandaj kemi aq pak përgjegjësi sociale për ato që themi dhe ato që bëjmë…
Shkaqet janë edhe më tepër, mjafton që secili të shikojë veten dhe ta kuptojë atë… / KultPlus.com