Profesori në Elbasan i kërkojë favore seksuale studentes në këmbim të notave

12 Tetor, 2019 - 12:30 pm

Një profesor nga Elbasani është lënë në arrest me burg pa afat nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai i kërkoi favore seksuale një studenteje në Elbasan në këmbim të notave.

Rasti u denoncua me anë të një videoje të cilën e kishte xhiruar vetë studentja ndërsa ai u arrestua fill pas denoncimit. Ndërkohë Universiteti ”Aleksandër Xhuvani” u distancua nga ngjarja.

Në fillim çështja ishte tek Gjykata e Elbasanit, e cila fillimisht e la në arrest me burg por më pas shpalli moskompetencë dhe ia kaloi Krimeve të Rënda. Profesori akuzohet për Ushtrim i ndikimit të paligjshëm korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. /Gazeta Koha /KultPlus.com

Të ngjajshme