6 Tetor, 2020 - 9:21 pm
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar ashpër librin e ri të historisë ballkanike në shkrimin e të cilit mori pjesë edhe historiani, Frashër Demaj.
“Edhe ky projekt tregon që ide të mira përfundojnë me realizime katastrofale dhe pothuajse idiotike. Ideja që të largohen ato ngarkesat e rënda mes popujve. Mënyra e realizimit është diçka afër të pabesueshmes. Ma dërgoi një mik dhe e lexova pjesën për luftërat ballkanike, pasi aty jam marrë shumë gjatë viteve. Ka qenë katastrfoale. Me deklarata të mbretërve dhe liderëve të rregulluara më së miri. Por cka nuk ka aty? Nuk është dëbimi dhe vrasja masive e shqiptarëve. Autorë amerikanë kanë treguar që 60% e popullsisë shqiptare është larguar nga trojet e tyre. 28% janë vrarë, pjesa e tyre janë dëbuar. Qasja ka qenë zhdukja biologjike. Jo spastrimi etnik. Por zhdukja. Kënd e kanë zënë të gjallë e kanë djegur e masakruar barbarisht”, ka thënë ai.
“Nuk ma ka marrë mendja që historianë që i thonë vetit akademik mund të injorojnë gjenocidin dhe spastrimin etnik.”, shtoi ai. /Express/ KultPlus.com