11 Shkurt, 2024 - 9:00 am
Kosovar BASHA
Ali Hadri, Ali Kelmendi (1900-1939), Akademija Nauka i Umetnosti Kosova, Pristina, 1984, f.241.
Monografia e autorit akademik Ali Hadri u botua në një periudhë të vështirë politike në të cilën ndodhej Kosova dhe autori i librit. Prof. Ali Hadri, profesor Universiteti, Drejtor i Institutit të Historisë dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, pas vitit 1981 u diferencua politikisht dhe rrjedhimisht ju pamundësua puna në Katedër dhe Institut.
Veprimtaria e tij pas këtij viti ngeli vetëm në projekte të veprimtarisë shkencore të Akademisë. Historian më një njohje të thellë historike, mjeshtër i shkrimit të historisë prof. Ali Hadri në vitin 1984 arriti të bëjë një sintezë të Ali Kelmendit antifashistit të njohur dhe personalitetit të kryesor të lëvizjes komuniste në Shqipëri. Monografia është shkruar me një gjuhë të rrjedhshme, me një stil të natyrshëm të tij, më faktografi të bollshme arkivore, literaturë relevante dhe shtypin e kohës. Poashtu autori i veprës për hartimin e këtij libri bëri intervista gojore me disa nga personalitetet të cilat patën kontaktë të drejtëpërdrejt më Ali Kelmendin si bie fjala prof. Aleks Buda, Roza Buda, prof. Dhimiter Shuteriqi etj.
Në fund të monografisë, autori ka dhënë një shtojcë me dokumente arkivore të cilat janë vjelur në Arkivin Qendror të Shqipërisë, Arkivin e Korçës, pastaj edhe copëza të shtypit të kohës. Zatën ky libër deri më tash mbetet përpjekja më serioze për të ndriçuar në mënyrë të tërësishme personalitetin e Ali Kelmendit. Sipas prof. Ali Hadrit, Ali Kelmendi hynë në rangun e personaliteteve më të dalluara të popullit shqiptar, jeta dhe vepra të cilit është e lidhur ngusht me luftën për liri kombëtare. Libri është i konceptuar në 11 kapituj të vegjël, të cilat japin në tërësi jetën dhe veprën e Ali Kelmendit në kontekstin historik. Në pjesën e parë gjejmë informacione të rinisë së Ali Kelmendit. Ai u lind më 1900 në Pejë, në një periudhe historike kurr lëvizja kombëtare shqiptare shënonte fazën e katërt të saj. Fëmijëria e Ali Kelmendit do të lidhej me këtë qytet, ku do të përfundonte shkollën fillore me sukses. Shkollën e mesme nuk e përfundoj për shkak të fillimit të Luftërave ballkanike, por më pushtimin austro-hungarez treva e Pejës do të kishte fatin të shijonte mësimin në gjuhën shqipe. Autori na tregon se patrioti shqiptar Bajram Curri luajti një rol të madh në hapjen e shkollave shqipe në regjionin e Pejës ku nxënësi i ri Ali Kelmendi do të përfundonte një kurs në gjuhën shqipe.
Nga viti 1919-1920 Ali Kelmendi, do të fillon angazhimet e para në fushën politike i ndikuar thellë nga literatura sovjetike kryesisht edhe nga idetë përparimtare për kohën siç ishin ato të Leninit. Organizatorët e parë që do të kishin ndikim të drejtpërdrejtë të Ali Kelmendi ishin Ymer Paçarizi, Zef Lush Marku etj. Nga viti 1921-1922, do të mbante kontakte me Hasan Prishtinën, dhe Bajram Currin. Mund të thuhet që kjo ishte edhe faza e parë e veprimtarisë së tij politike. Me faktografi autori na njofton për aktivitetin e tij në lëvizjen demokratike në Shqipëri gjatë viteve 1921-1924. Këtej Ali Kelmendi do të fillon të mban kontakte në Shqipëri me personalitete si Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Fan Noli, Avni Rustemi etj. Në vitin 1922 ai do të futet në organizatën “Bashkimi”. Do të jap kontribut të çmuar për këtë organizatën në rajonin e Tropojës. Organizata në fjalë kishte në program luftën antifeudale, dhe kishte orientim majtist. Gjatë vitit 1923 Ali Kelmendi do të krijojë një rrjet të madh të njerëzve dhe bashkëpunon fuqishëm edhe me kosovar si Asim Vokshi, Niman Ferizi, Ibrahim Gjakova etj. Revulucioni i qershorit më 1924 do ta joshte pamasë Ali Kelmendin, kështu ai u rreshtua me Bajram Currin, Fan Nolin e shumë antizogist të tjerë të cilat organizuan këtë kryengritje. Edhe pse u shua kjo kryengritje Ali Kelmendi nxorri mësime nga kjo përvojë, dhe nuk e ndali veprimtarinë e tij si revolucionar. Prof. Ali Hadri na ofron të dhëna të tjera për veprimtarinë e Ali Kelmendit në Moskë. Me analiza të thukta autori vë në pah punën e tij në mërgim krah për krah me Fan Nolin. Kështu në Itali, Austri, Francë ai do të jap kontribut në përhapjen e ideve komuniste. Ali Kelmendi gjatë periudhës 1925-1930, në Moskë do të punon fort bashkë me Ymer Domin, Asllan Pejanin e të tjerë, gjithashtu në këtë kohë do të mban kontakte të vazhdueshme Georgi Dimitrovin. Themelimi i organizatës “Konare” më 1925 do të lidhej në mënyrë indirekte me të, sepse themelues direkt ishte Fan Noli. Komunistët shqiptar në Moskë me ndihmën e tij hartuan statutin e vet, të ndikuar drejtëpërdrejtë nga Kominterni. Një prej pjesëve më interesante të librit i gjejmë në kapitullin e titulluar “Organizator i grupeve komuniste shqiptare në vitet 30 të shek.XX”. Prof. Ali Hadri me anë të dokumenteve arkivore, qartëson se Ali Kelmendi i udhëzuar nga Georgi Dimitrovi pra Kominterni, erdhi në Shqipëri më detyra të qarta më 1930. Nga një informacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë shifet qartë se shteti shqiptar udhëzonte ndjekjen e tij si njeri të dyshimtë. Vitet 1930-1936 janë vite kurr Ali Kelmendi do të qëndroj në Shqipëri nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Disa herë gjatë viteve 1930-1936, do të internohej në Berat, Himar, Porto Palermo etj, por aktiviteti i tij nuk do të ndalej asnjëherë edhe pse nën vëzhgim të vazhduar nga autoritetet e Zogut. Në Korçë sipas prof. Ali Hadrit në vitin 1932, Ali Kelmendi do të vendoste kontakte me Niko Hoxhën, Mihajl Lakën etj, me të cilët do të rriste aktivitetin komunist. Ali Kelmendi gjatë kësaj kohe do të themelonte pra grupe komuniste të Korçës, dhe pastaj në Tiranë më ndihmën e Asim Vokshit dhe Vasil Shantos punoj në ngritjen e celulave komuniste të Tiranës. Dokumentet arkivore na shpalosin letra të shumta nga Ali Kelmendi, i cili ndonëse në internim në Porto Palermo do t’i shkruaj shokëve të tij komunistë për ndërmjetësim që ai të lirohet. Se aktiviteti i tij ishte i frytëshëm dëshmon edhe puna që bëri për lëvizjen punëtore. Së këndejmi me ndikimin e tij u themelua organizata “Puna”e cila mbronte të drejtat e punëtorëve të cilët punonin në kushte tepër të vështira. Protestat e punëtorëve në Kuçovë më 1936 patën jehonë të madhe në Shqipëri. Rritja e paknaqësisë ndaj Zogut dhe puna e vazhdueshme e organizatave komuniste ku Ali Kelmendi ishte prezent gjithashtu bën që në Fier të shpërthente një kryengritje e njohur në historiografi si “Kryengritja e Fierit”. Ali Kelmendi kishte kontakte të vazhdueshme me Riza Cerovën i cili organizoj këtë kryengritje.
Edhe pse u shtyp nga Zogu kjo lëvizje dha sinjale të qarta të rritjes së lëvizjes majtiste në Shqipëri ku Ali Kelmendi kishte padyshim rol të madh. Pos kësaj autori na shpalos materiale interesante ku Ali Kelmendi me shok organizoj demonstrata me peshë më 1936 si në Korçë, Vlorë, Gjirokastër etj. Të gjitha këto manifestime kishin një arsye – kundërshtimin e politikës së Zogut karshi vendit. Pas ikjes nga Shqipëria, Ali Kelmendi morri pjesë në mbledhje të shumta të Kominternit së bashku me Halim Xhelon. Ai informoj Kominternin për të gjitha të arriturat e lëvizjes komuniste në Shqipëri. Rruga të cilën e ndoqi Aliu dha fryte të bollshme edhe në fushën e propagandës. Këtej më 1938 ai insistoj të themelohen edhe gazetat si “Sazani”, “Puna” si dritare ku do të kundërshtohej regjimi i Zogut. Në libër gjejmë copëza tejet me rëndësi për angazhimin e Ali Kelmendit në mobilizimin e shqiptarëve në Luftën e Spanjës 1936-1939. Në mënyrë të veçantë pati ndikim te Asim Vokshi të cilin e bindi që të shkonte në Luftë. Gjithashtu drejtëpërdrejtë e këshilloj dhe e dërgoj për front të luftës poetin e ri Petro Markon. Dihet se shumë shqiptar si Skënder Luarasi, Justina Shkupi e të tjerë nuk u nisën me rekomandimin e Kominternit por shkuan vetë në frontin e Luftës së Spanjës. Dha një kontribut të çmuar në botimin e gazetës “Vullnetari i lirisë” gazetë e të gjithë shqiptarëve në luftë. Prof. Ali Hadri përmes intervistave me Aleks Budën, Esat Dishnicën, Roza Budën na sqaron se Ali Kelmendi tërë kohën sensibilizoj shqiptarët në Europë, për të shkuar në Luftën e Spanjës. Ali Kelmendi vdiq në Paris më 1939 nga një sëmundje e mushkërive. Vdekja e tij u bë lajmë në gazetat shqiptare si “Sazani” i cili në faqet e veta shkruante rreshta të artë mbi veprimtarinë e këtij personaliteti të dalluar. Shqiptarët e Francës organizuan një mbrëmje kushtuar këtij vigani ku foli Qamil Qela. Ai vuri në dukje rolin e madh që luajti Ali Kelmendi për lëvizjen komuniste dhe Shqipërinë në përgjithësi. Poashtu për vdekjen e tij folën përfaqësues të Bullgarisë, Francës etj, të cilën çmuan punën revolucionare të Ali Kelmendit. Monografia e prof. Ali Hadrit fillimisht na plotëson një boshllëk në fushën historiografike.
Ky studim na mëson se si shkruhet një monografi mbi një personalitet historik. Erudicioni i prof. Ali Hadrit është aktual sot e gjithë ditën, mënyra e interpretimit të dokumenteve, pastaj ngjarjeve dhe mbi të gjitha siç thekson prof.Hadri “analiza e personalitetit në tonalitetin shoqëror”. Sigurisht ky libër do të ishte më i plotë, në qoftë se do të plotësohej me intervista si ajo me Petro Markon ose me Shaban Bashën, që të dy kishin njohje të thellë me Ali Kelmendin në fillet e Luftës së Spanjës dhe kishin një shoqëri nga jeta në Parisin e viteve 1936-1939. Studimi i prof. Ali Hadrit na hap një rrugë të re shkencore, ku përmes njohjes së Ali Kelmendit mund të analizojmë personalitete të tjera të cilët jetuan, vepruan dhe kishin peshë në vitet 30 të shek.XX.
(Autori është hulumtues i pavarur për shek.XX në Institutin e Historisë në Prishtinë).