Programi “Tandem”, ftesë për shkrimtarët e përkthyesit shqiptarë

25 Janar, 2024 - 11:34 am

Instituti për Studimet e Avancuara “New Europe College”, në Bukuresht, hapi aplikimet për programin e TANDEM- “Autori me përkthyesin, përkthyesi me autorin”, i cili do të zhvillohet përgjatë vitit akademik 2024 – 2025.

Ky program mbështetet nga S.Fischer Stiftung Berlin, pjesë e rrjetit Traduki ku bën pjesë edhe Shqipëria, përmes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Qëllimi i këtij programi është të thellojë njohuritë mbi relievin letrar, në vendet përreth Detit të Zi, si dhe të forcojë ndjenjën e respektit dhe mirëkuptimit mes njerëzve nga kultura të ndryshme.

QKLL fton autorët e përkthyesit shqiptarë të aplikojnë për një përvojë të bukur mbi krijimin. Aplikimet mbyllen më 10 mars 2024./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme