20 Dhjetor, 2020 - 11:04 am
Fondacioni Vjosa po vazhdon suksesshëm aktivitetet e saja për krijimin e kampuseve autike fillimisht në periferi të Prishtinës, me synim për t’u zgjeruar në gjithë Kosovën, shkruan KultPlus.
Së fundmi, drejtuesi i këtij Fondacioni, Lulzim Behxheti ka ndarë lajmin me rëndësi të veçantë për këtë projekt.
Në rrjetin social facebook, Behxheti ka bërë të ditur nominimin e projektit “Vjosa Campus” nga samiti ndërkombëtar, The World Innovation Summit for Education.
“Vjosa Foundation gjithnje e me teper po behet globale. Sot pranuam nominimin per projektin Vjosa Campus nga WISE – The World Innovation Summit for Education ne Qatar.
Edhe nese nuk fitojme, mjafton se perfaqesojme Kosoven dhe vlerat tona. Nder i jashtzakonshem ky.
Zoti e bekofte Kosoven”, ka shkruar Behxheti.
Kohë më parë, në ditën ndërkombëtare të autizmit Fondacioni Vjosa ka filluar grumbullimin e mjeteve materiale në platformën Go Found Me për ndërtimin e 30 kampuseve në Prishtinë. / KultPlus.com