3 Janar, 2023 - 3:28 pm
Projekti Maat i cili është partneri më i madh i Kryqit të Kuq të Kosovës, po vjen me edicionin e 10-të me radhë.
Project Maat është një lëvizje e njerëzve dhe organizatave që punojnë së bashku për të luftuar varfërinë e skajshme në Kosovë.
Në vitin 2022 vit i cili konsiderohet më i suksesshmi ndonjëherë, pasi numri i familjeve që ju kanë ardhur në ndihmë përfshinte numrin 330, Projekti Maat synon që këtë vit ky numër të rritet në 400.
“Ju ftojmë për kontributin tuaj deri me 4 janar 2023. Pastaj, në javën e pare të muajit janar do të bëhet shpërndarja e pakove të Projektit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Qëllimi i këtij projekti është i dyfishtë: Të lehtësojë vuajtjet e familjeve skamnore në Kosovë në stinën e ftohtë të dimrit, dhe të mobilizojë fëmijët dhe nxënësit e Kosovës në luftën kundër varfërisë së skajshme duke i frymëzuar për qytetari më aktive dhe ndryshime pozitive në shoqëri.
Për më tepër, mund të gjeni në faqen e internetit http://www.project-maat.org/ si dhe në Facebook. / KultPlus.com