Propaganda e rëndë e Serbisë: Fotografia e refugjatëve të Kosovës, u paraqit si ‘kidnapim dhe depërtim i serbëve’

3 Nëntor, 2022 - 11:06 am

Se mediat serbe nuk zgjedhin mjete për të propaganduar ndaj luftës së fundit në Kosovë, kjo është vërejtur me falsifikimet e shumta që janë bërë ndaj fotografive të vetë refugjatëve shqiptarë që ishin depërtuar jashtë kufijve nga Ushtria e atëhershme Jugosllave. Në një fotografi të shkrepur nga AP-ja, e që është publikuar në BBC, vërehet se si mediet serbe kanë manipuluar me përshkrimin e kësaj, shkruan The Geopost.

BBC thotë se në këtë fotografi janë “mijëra kosovarë u sistemuan në kampe në veri të Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë”. Mirëpo, deformimi që është bërë nga propaganda serbe thuhet se aty janë “serbët e rrëmbyer që u depërtuan nga Kosova për në Republikën e Shqipërisë”.

Nuk është hera e parë që bëhet një gjë e tillë, duke kujtuar rastin e fotografisë së refugjates nga Kosova, Sherife Luta. Imazhi i Lutës ishte zgjedhur në mesin e fotografive më të mira të shekullit, si dëshmi e kohës. Por, imazhi i saj është keqpërdorur nga Ambasada ruse në Afrikën e Jugut, duke i ndërruar kombësinë në përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën.

Olga Skopina dhe vjen nga qyteti Kirov i Rusisë është personi që kishte falsifikuar këtë fotografi, e që ishte keqpërdorur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, për ta paraqitur të njëjtën si “viktimë serbe të luftës” gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Skopina është dizajnere e foto-lajmeve për agjencinë ruse të lajmeve “Krasnaya Vesna”. Për herë të parë, ky versioni i fotografisë së falsifikuar është shfaqur në një artikull të në këtë portal më 18 gusht 2018. / Express / KultPlus.com

Të ngjajshme