3 Dhjetor, 2019 - 2:55 pm
OJQ “ProPlus” me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë hapë thirrjen e radhës për të rinjtë e të gjitha komuniteteve që të aplikojnë në projektin “PEN FOR CULTURE” që ka për qëllim fuqizimin, paqen dhe socializmin dhe punës ekipore nëpërmjet artit.
Në këtë thirrje të hapur kanë të drejtë aplikimi të gjithë të rinjtë prej moshës 13 deri 18 vjeç, të cilët kanë talent në të shkruar, ese.
ProPlus në këtë fazë të projektit fton të rinjtë që kanë talent në të shkruar që të jenë pjesë e kësaj punëtorie që do të zgjasë për tre ditë. Të njëjtit duhet të kenë njohuri bazë të gjuhës angleze.
Afati për aplikimin është deri më 31 dhjetor, dhe të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin me të dhënat e tyre në [email protected], gjithashtu këtij aplikimi duhet të ja bashkëngjitin edhe një ese të shkurtër përmes së cilës do të vlerësohen. Nga kjo thirrje do të përzgjedhen 10 nxënës.
Bëhuni pjesë e kësaj punëtorie artistike, shfaqni talentin tuaj dhe shoqërohuni me njëri- tjetrin, në mënyrë që të kuptoni botën e njëri-tjetrit më shumë, thuhet në njoftimin e organizatorëve të kësaj punëtorie që pritet të mbahet brenda territorit të Kosovës. Punëtoria do të mbahet nën mbikëqyrjen e një profesionisti dhe në fund të punëtorisë, nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me mirënjohje. /KultPlus.com