Protesta të ashpra në Angli kundër racizmit

7 Qershor, 2020 - 8:29 pm

Në Britaninë e Madhe, dita e dytë e protestave antiraciste shënoi përplasje të dhunshme në shumë qytete.

Drejtuesit e policisë janë shprehur se, qytetarët kanë të drejtë të ngrenë zërin kundër racizmit, por duhet të gjejnë një tjetër mënyrë, për të kërkuar të drejtat e tyre, duke qëndruar larg dhunës.

Protesta shënohen këtë të diel, në: Bristol, Manchester, Nottingham, Edinburgh dhe Londër, ku “Daily Mail”, raporton se, një oficere policie ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë, pasi u rrëzua nga kali gjatë tentative për të shpërndarë protestuesit, ndërsa mbetën të lënduar 13 oficerë policie.

Në Bristol, protestuesit kanë hedhur në lumë edhe statujën e Eduard Colston-it, tregtar skllevërish në shekullin XVII.

Megjithëse autoritetet kanë paralajmëruar ,se koronavirusi mbetet një kërcënim dhe se masat e distancimit social, duhet të vijojnë të zbatohen, as në Britani, nuk i kanë rezistuar protestave kundër racizmit, që nisën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vdekjes së George Floyd. /KultPlus.com

Të ngjajshme