Protestë kundër festivalit ‘Dokufest’ në Prizren, sulmohen gazetari dhe kameramani i ‘Nacionales’

11 Gusht, 2023 - 4:44 pm

Sot në Prizren është mbajtur një protestë kundër mbajtjes së festivalit ‘Dokufest’, me ç’rast janë sulmuar ekipi i portalit Nacionale, gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani, Arbër Latifi, përcjell KultPlus.

Pas këtij rasti ka reaguar edhe Asocioacioni i Gazetarëve të Kosovës. Në një postim në Facebook, AGK shkruan se ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetëarëve.

KultPlus ua sjell postimin e plotë të AGK-së:

AGK-ja e dënon sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është i tronditur me sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në Prizren.

Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirur nga imamët lokalë kundër festivalit “Dokufest”.

Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre.

Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve.

AGK-ja, kërkon nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë./KultPlus.com

Të ngjajshme