Protestë në Londër kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia: Ndaleni luftën

24 Shkurt, 2022 - 5:15 pm

Himni i Ukrainës përshkoi një turmë prej qindra ukrainasish të mbledhur jashtë portave të Downing Street sot për të protestuar kundër pushtimit të Rusisë, raporton Ben Quinn në Londër.

Por ndërsa tronditja dhe zemërimi ishin ndër ndjenjat e zakonshme, ngjarjet në orët e para të mëngjesit kishin paralajmëruar gjithashtu dilema të vështira personale për shumë ukrainas që jetonin jashtë vendit, si Aleksandra Legosteva, një punëtore në sektorin e teknologjisë dhe nënën e saj, Olena, e cila kishte ardhur për vizitë të shtunën.

“Unë nuk dua që ajo të kthehet”, pranoi Legosteva, e cila tregoi për një natë kryesisht pa gjumë ndërsa familja e përcjellte pushtimin e Rusisë dhe shqetësohej për të afërmit në Ukrainën veriore, të cilët tani po grumbullonin ushqime dhe furnizime të tjera.

Yuriy Yurchuk, 35 vjeç, një këngëtar operistik në Shtëpinë e Operës Mbretërore, tha se ai do të performonte në teatrin Bolshoi të Moskës pas dy javësh, por tha se kjo tani nuk do të ndodhë.

“Ka ende hapësirë për të biseduar, por duhet të ketë një përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj asaj që po ndodh në Ukrainë, duke përfshirë dënimin ndërkombëtar. Përndryshe, për çfarë shërben OKB-ja?”. / KultPlus.com

деньги в займ по паспорту

Të ngjajshme