Pse çantat e ushqimeve që kushtojnë vetëm 3 euro janë bërë një simbol i stilit në Japoni?

20 Mars, 2024 - 12:00 pm

Tek të tjerët konsiderohen vetëm çanta për bartjen e ushqimeve. Mirëpo, çantat “Trader Joe” janë kthyer në një simbol stili për japonezët, çanta të cilat kanë filluar të shiten qysh në vitin 1977.

“Moda amerikane në Japoni përfshin çdo gjë, nga mallrat e Harley Davidson e deri tek xhupat e Universitetit të Harvardit, por simboli i fundit i statusit është çanta e “Trader Joe”, shkruan BBC.

Zëvendëspresidenti i marketingut të dyqaneve ushqimore, Matt Sloan dhe drejtoresha e marketingut, Tara Miller, gjatë një podcast-i të “Inside Trader Joe”, kanë zbuluar se kompania kishte printuar me qindra mijëra çanta të vogla, duke parashikuar që shitja e tyre do të vazhdonte për shumë muaj, mirëpo të njëjtat janë hequr nga raftet e dyqaneve vetëm pas një jave.

Mirëpo, çfarë fshihet pas çantës virale që ka çmimin prej 2,99 dollarë e deri afro 3 mijë dollarë?

Modeli i çantës së vogël që shitej me pakicë 2.99 dollarë, është shfaqur nga rishitësit në internet, duke kapur shifrën më të lartë prej afro 3 mijë dollarësh.

“Në Japoni gjithçka ka të bëjë me çantën e çmuar të Trader Joe, si një simbol i stilit të lehtë në mesin e shtresave të larta të modës japoneze”, shkruan tutje BBC.

Një guidë turistike e cila ka bazën në Los Anxhelos, thotë se ajo gjithmonë merr turistët japonezë në “Trader Joe” dhe se të njëjtit blejnë shumë çanta. “Në Japoni ata kanë zakon të marrin dhurata për anëtarët e familjes, miqtë, bashkëpunëtorët dhe fqinjët e tyre. Kur udhëtojnë jashtë shtetit, ata duhet të marrin diçka për ata”, thonë nga guida. 

Një teknike laboratori që u zhvendos nga Japonia në Amerikë në vitin 2012, është shprehur se çantat kanë marrë këtë jehonë për shkak të aktorëve të Hollivudit që janë fotografuar duke blerë ushqime me to. Poashtu, edhe një mësues me emrin Anthony Yamada, që ka jetuar për dy vite në Japoninë Jugore, ka thënë se trendi i çantave ka qenë në rritje gjatë pse viteve të fundit, duke shtuar se këto çanta janë popullarizuar për shkak të çmimit të arsyeshëm që e kanë. / KultPlus.com

Të ngjajshme