Pse Finlanda është vendi më i mirë në botë për të jetuar

15 Gusht, 2023 - 4:00 pm

Finlanda është vendi më i mirë në botë për të jetuar, sipas një raporti të publikuar gjatë këtij viti.

Është shteti më i sigurt

Sipas raportit të fundit të publikuar gjatë këtij viti nga Travel Risk Map 2018, Finlanda është shteti me nivelin më të lartë të sigurisë

Shteti më ekologjik

Finlanda është një prej shteteve më ekologjike. Sipas Indeksit të Performancës Mjedisore të publikuar në vitin 2017, ajo renditet ndër vendet më ekologjike, me rreth 90.68 për qind, duke konkurruar fuqishëm me Islandën me 90.51 për qind dhe me fqinjën e saj, Suedinë, me 90.43 për qind. Një prej arritjeve më të mëdha të Finlandës është edhe prodhimi i energjisë nga burime të rinovueshme. Ajo shpreson që në dy vitet e ardhshme (deri në 2020) të prodhojë rreth 38 për qind të energjisë së saj nga burime të rinovueshme.

Nuk ka vend tjetër në Europë me më shumë pemë

Finlanda ka më shumë pyje për metër katror sesa çdo vend në Europë, ndërsa në botë renditet e 11-a.

Helsinki, kryeqyteti i gjelbër

Helsinki sapo ka hyrë në një projekt tejet ambicioz, për të ndalur përdorimin e automjeteve të vjetruara, i cili pritet t’i japë frytet e tij deri në vitin 2025.Duke shfrytëzuar fuqinë e teknologjive të reja, autoritetet duan të krijojnë një sistem publik transporti, sipas kërkesës aktuale, i cili do të jetë aq i mirë sa askush nuk do të ketë nevojë për të përdorur makinat. Ashtu si me qytetet e tjera skandinave, Helsinki kohë më parë i ka kushtuar rëndësi të veçantë promovimit të çiklizmit. Deri më sot, ky qytet ka ndërtuar rreth 4,677.6 km korsi për biçikletat, lëvizje e cila është mirëpritur nga banorët vendas.

Rreth 179,584 liqene

Jo më kot ky shtet njihet ndryshe si qyteti i qindra mijë liqeneve. Aty ndodhen rreth 179,584 liqene, duke e renditur atë të dytin në listë pas Suedisë me numrin më të madh të liqeneve në botë.

Saimaa, një prej liqeneve më të mëdhenj

Edhe pse nuk e mban titullin e liqenit më të madh në botë, ai është një prej liqeneve më të mëdhenj, me një sipërfaqe rreth 3313.3 kilometra katrorë. Ai ka një botë të pasur nënujore, rreth 320 lloje të ndryshme peshqish.

Një prej shteteve më tolerante

Sipas indeksit “Legatum Prosperity”, i cili rendit shtetet sipas lirisë së individëve, bazuar në lirinë e tyre të fjalës, fesë dhe tolerancës sociale, Finlanda mban vendin e nëntë në botë. Anglia renditet e 15-a.

Barazi gjinore për t’u pasur zili

Në vijim të pikës së mësipërme, vjen edhe barazia gjinore e cila është në nivele të admirueshme. Sipas raportit të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror për Hendekun e Barazisë Gjinore, Finlanda mban vendin e tretë në botë, pas Norvegjisë, e cila është në vend të dytë dhe Islandës që renditet e par

Spektakli i “Dritave të Veriut”

Finlanda është një prej vendeve ideale për të shkuar dhe për të parë spektaklin e “Dritave të Veriut”.

Linku: https://www.travelagentcentral.com/destinations/100-years-old-today-18-reasons-why-finland-greatest-country-earth

Foto: Freepek.com. / KultPlus.com

Të ngjajshme