Pse zgjodhi të bëhet drejtoreshë e shkollës muzikantja e njohur? Si ndërlidhet muzika me arsimin?

23 Janar, 2020 - 11:25 am




Shkolla Fillore dhe e Mesme “Universum” është shkolla e parë private në Kosovë, aktive që nga viti 2000 në Qytetin e Ferizajit. Tani shkolla “Universum” është nën udhëheqje të dirigjentes Prof. MA Lindita Isufi, me qëllimin që arti dhe muzika të zënë vend më të madh në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe me qëllim të përmirësimit të suksesit të nxënësve.

Lindita Isufi është njëra nga figurat më të njohura të dirigjimit orkestral dhe kompozimit të këngëve. Ajo është themeluese e Korit dhe Orkestrës së qytetit dhe ka përvojë mbi 20 vjecare në mësimdhënie.

Në filozofinë e mësimdhënies së znj. Lindita Isufi, muzika dhe arti janë po aq të rëndësishme sa edhe lëndët matematikore dhe shkencore. Znj. Isufi thotë “Arti dhe muzika në shkollë sjellin përfitime të jashtëzakonshme tek fëmijët. Nxisin zhvillimin në të gjitha fushat mendore, emocionale dhe edukative, mbi të gjitha iu ndihmojnë fëmijëve të përmirësojnë performancën e tyre në shkollë. Në Shkollen Fillore dhe të Mesme Universum arti dhe muzika janë pjese e pandashme e aktiviteteve ditore tek fëmijët duke ndihmuar kështu në zhvillimin emocional dhe profesional të nxënësve”. Andaj misioni i Znj. Isufi është që çdo nxënës në Shkollën “Universum” të mësojë të luaj me një instrument muzikor. 

Me përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe fushë e menaxhimit të edukimit, drejtoresha tha se në mandatin e saj do të punojë ta bëjë shkollën një mjedis ku fëmijët studiojnë, eksplorojnë, mësojnë, ushqehen dhe argëtohen pa fund. Në shkollën tonë fëmijët inkurajohen të mësojnë në mënyrë të pavarur dhe me ritmin e tyre. Përveq kësaj teknologjia do të zë vend të veçantë në planprogramin e shkollës, ku të gjithë nxënësit mësojnë për programimin dhe robotikën, kjo fal kampusit modern dhe integrimit të teknologjisë në mësimdhënie.

Tutje drejtoresha e shkollës potencoi që në Shkollen Fillore dhe të Mesme Universum  prindërit janë partner kryesor në arritjen e qëllimeve mësimore dhe procesin e vendim-marrjes. Duke përdorur platformat teknologjike inovative, prindërit dhe menaxhmenti do të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme performancën e nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit të shkolles.

E për të promovuar dhe vlerësuar angazhimin e lartë të nxënësve nga gjithë Republika e Kosovë për disa vite me radhë Shkolla Fillore dhe e Mesme “Universum” organizon garen e diturisë të quajtur “Universiada“, e cila ka për qëllim – Promovimin e nxënësve më të mirë në Republikën e Kosovës si dhe ofrimin e mundësisë së shkollimit përmes Bursave të plota. 

Për më shumë informata rreth Shkollës Fillore dhe të Mesme Universum dhe aktiviteteve që organizohen, kontaktoni në 044 452 808 apo na ndiqni në instagram dhe facebook.

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme