Psikologia Elmedina Shaqiri Vllasi: Për personat e prekur me kancer “Mind Bloom” ofron seanca psikologjike falas

10 Tetor, 2023 - 3:50 pm

“Mind Bloom” që udhëhiqet nga psikologia Elmedina Shaqiri Vllasi po ofron ndihmë falas për personat e prekur me kancer, shkruan KultPlus.

Shaqiri Vllasi ka bërë të ditur për KultPlus se seanca psikologjike falas për personat e prekur me kancer do të ofrohen përgjatë muajit tetor, pikërisht në muajin e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.

Shaqiri Vllasi nëpërmjet Qendrës psikoedukative “Mind Bloom” tashmë ka bërë publike edhe kontaktet për rezervimin e terminëve, që të gjithë të interesuarit mund të caktojnë terminët në 043 889 455 ose në email [email protected].

MA. Elmedina Shaqiri Vllasi ka të përfunduar nivelin Baçelor dhe Master në drejtimin e Psikologjisë. Është e licensuar nga Ministria e Shëndetësisë si psikologe klinike. Ka të përfunduara një sërë trajnimesh nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës si:

●Testimi i koeficientit vizio-motor,

●Vlerësimi i aftësive të fëmijëve me protokolin ABLLS-R,

●Shëndeti mendor i fëmijëve dhe vlerësimi i tij,

●Teknikat e menaxhimit të ankthit tek fëmijët dhe të rriturit,

●Testimi i personalitetit tek të rriturit,

●Trajtimi i autizmit dhe vështirësive tjera zhvillimore bazuar në parimet e metodës ABA, ●Matricat progresive me ngjyra-Testi i Ravenit,

●Testi i intelegjences dhe prirjes profesionale KOG3,

●Trajtimi i problemeve të shkollës gjatë adoleshencës,

●Çrregullimet e vëmendjes dhe hiperaktivitetit tek fëmijët etj.

Gjithashtu është e angazhuar edhe në fushën akademike, ku është Profesoreshë e Psikologjisë në shkollën fillore dhe të mesme “European School of Kosova”.

Në Qendrën psikoedukative MIND BLOOM ofron këto shërbime:

●Konsulta psikologjike

●Seanca psikologjike

●Seanca stimulimi

●Vlerësime psikologjike./ KultPlus.com

Të ngjajshme