Publikohet traileri i filmit të ri korean ‘Carter’

13 Korrik, 2022 - 10:36 am

“Carter” titullohet filmi i ri koreano-jugor me regji e skenar të Jung Byung-gjil.

Ai është film origjinal aksion-triller koreano-jugor, i katërti me radhë prodhim nga ky vend që do të lansohet në Netflix.

“Carter” paraqet një person i cili zgjohet në një dhomë moteli. Atij nuk i kujtohet asgjë. Kështu, në vesh dëgjon zërin e një gruaje që e thërret “Carter”. Ky zë e drejton. Ai më pas futet në një mision, gjatë të cilit has në sfida, ikë nga grupe të ndryshme njerëzish.

Netflix po bën përpjekje të mëdha që të dominojë me këtë platformë në Korenë e Jugut. Edhe filmat korean tashmë po arrijnë sukses në tregun ndërkombëtar, përfshirë këtu serialin Skuid Gejm të vitit të kaluar.

Netflix veç filmave origjinal korean ka kërkuar të shfaqë edhe një radhë filmash të tjerë, të cilët ishin caktuar për lansim në kinema, por pandemia e bëri të vetën, ndërpreu punën.

Filmi “Carter” do të lansohet në Netflix me 5 gusht 2022./21Media/ KultPlus.com

Të ngjajshme